Projektim dhe Konsulence

projektim-konsulence-sherbim

Dega me e re e kompanise eshte studio e arkitektures “Design111” . Kjo studio vjen si finaliste e kompeticionit  Internacional mbajtur ne Londer, “London_Organic_Skyscraper”.

Design 111 realizon projektime ne arkitekture: eksteriere, interiere dhe dizajn grafik. Projektim I ndërtesave të reja, zgjerime apo ndryshime në ndërtesat ekzistuese dhe këshillimin në restaurimin dhe konservimin e pronave të vjetra.Angazhimi i përgjithshëm gjatë gjithë procesit të ndërtimit, duke I përshtatur planet sipas kufizimeve buxhetore, faktorëve të mjedisit apo nevojave  te klientit.Krijimi i dizajnit te nderteses dhe vizatime shumë të detajuara duke përdorur programe të specializuara kompjuterike.

Design111 krijon dhe kuron imazhin e bizneseve, me angazhim te plote ne fushata te mirefillta marketing, duke filluar qe nga logo, video, webfaqe, banera, kataloge  dhe deri ne oranizimin e konferencave me cdo aksesor te nevojshem.

Per te arritur nje kualitet me te mire bashkepunojme ngushte me nje ekip profesionistesh te tjere si inxhiniere ndertimi, menaxhere ndertimi, topografe, web mastera, designer dhe arkitekte.

Gjithashtu kompania JON  shpk ka nje staf te kualifikuar inxhiniero- teknik, te cilet ne saje te specializimeve te kryera jashte vendit, japin konsulencen e nevojshme per probleme specifike ne te gjitha fushat ku operojme.