Me date 11.11.2014 prane ambienteve te Universitetit Epoka u mbajt seminari nderkombetar I organizuar nga “JON construction&solution” ne bashkpunim me “Epoka university” dhe “Konfindustria Shqiptare”
Ky seminar kishte per qellim prezantimin e produkteve te reja dhe ekologjike te fushes se ndertimit.

Në seminar morën pjesën përfaqësues të nivelit të lartë nga bizneset qendrore të rajonit dhe më gjerë, nga firmat e ndertimit, studiove te arkitektures dhe perfaqesues te tjere te biznesit ne Shqiperi.

Ne fazen e pare u kryen eksperimente praktike per te vertetuar cilesite e materialit dhe me pas u prezantua pjesa teorike e tyre ku vend te rendesishem zuri “Multiceramics” produkti unik, nano-akrilik me formula aditive resine.
Ai u cilesua si zgjidhja ideale e te gjitha problemeve termike, akustike, hidroizoluese dhe mbrojtjes nga zjarri, duke bere te mundur kalimin e ajrit. Multiceramics gjithashtu bllokon 95% te rrezeve te diellit, rrezet UV dhe infra-red, izolues per mjete transporti( frigorifere, konteniere)
Aplikohet mbi metal, beton, dru, tulla duke parandaluar depertimin e ujit, ndryshkun, pluhurin, rrit jetegjatesine dhe ul kostot e mirembajtjes.

Perfaqesues te Multiceramiks nga Europa dhe Amerika Dr. Joseph Lott, Ing. Joe Cugnetto dhe anetari I “United States Green Council” Martin Espinosa prezantuan detaje te metejshme te produktit dhe zhvilluan demostrime praktike te tij.

Administratori I “JON construction&solution” Z. Gezim Beqaj mbajti fjalen e hapjes ku permendi se gjate viteve te fundit, sektori I ndertimit ka pasur nje ulje te cilesise se ndertimit si dhe produkteve te certifikuara. Ai gjithashtu theksoi rendesine e izolimeve te cilet luajne nje rol te rendesishem ne sigurine e jetes, por edhe ne jetegjatesine e nderteses.

Në fjalën e tij Z. Beqaj përforcoi idenë se integrimi i tregjeve dhe zhvillimi i sektorit te ndertimit me produkte te certifikuara, ekologjike dhe nderkombetare janë pararendëse të nje jetese me standarte Europiane. Ai cilesoi se “JON construction&solution” do te jete distibutori ekskluziv I Multiceramiks ne Ballkan dhe Turqi.

Seminarin gjithashtu e pershendeti dhe drejtori ekzekutiv I “Konfindustrias Shqiptare” Z. Agim Bufi ku midis te tjerash theksoi rolin e rendesishem qe “JON construction&solutions” ka luajtur ne sistemin e menaxhimit te mjedisit dhe cilesise se ndertimeve ne Shqiperi. Ai gjithashtu dorezoi certifikatat perkatese per “JON construction&solution”: “Quality Management System” dhe “Enviromental Management System”

Lini Nje Koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *