Rreth Nesh

Krijimi i JON daton ne 04 prill 1994, e drejtuar nga themeluesi dhe ortaku I vetem, ing. Gezim Beqaj, me pervoje te meparshme 8-vjecare si inxhinier ndertimi dhe drejtues ne ndermarrje shteterore.

Prioriteti kryesor I investimeve te kompanise ishte fuqizimi I teknologjise dhe logjistikes si dhe kualifikimi i personelit per sipermarrje ne fushen e infrastruktures. Ishte e para qe aplikoi teknologjite e reja te tubacioneve P.E. per uje-gaz-sjelles dhe kanalizime ne realizimin e kontratave te kesaj fushe.
Fleksibiliteti, efikasiteti dhe qendrueshmeria u vune ne themel te politikave te zhvillimit te kompanise, politika qe e orientuan ate vazhdimisht ne kerkimin e burimeve te reja pa u shkeputur nga ekzistueset.
Krahas infrastruktures, shihet me perparesi orientimi ne fushen e ndertimeve, rikonstruksioneve dhe sherbimeve ne ndertim. Specifika e ketij orientimi ishte: sjellja ne treg e markave me te mira te certifikuara me standartet europiane dhe njekohesisht teknologjive te po ketij niveli te aplikimit te tyre.

Profili qe sot kompania prezanton , pas 21 vjetesh aktivitet te panderprere, verteton bindshem se ka ecur ne rrugen e duhur te nje zhvillimi gradual, te qendrueshem e te sigurte dhe me potenciale materiale e njerezore qe garantojne perspektive .