22Pri 2015

“Eshte detyre e cdo sipermarresi qe te krijoj sa me shume lider te se ardhmes e jo me shume ndjekes” Kete vit JON.shpk pjesemarrese ne nje nga eventet me te rendesishme te universitetit Epoka, ne “Panairin e Karieres” ku qellimi yne eshte te perkrahim dhe edukojme brezin e ri me kulturen frytdhenese te punes dhe […]

06Pri 2015

Ne datat 26-28 Mars, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve u realizua Panairi i Ndertimit, ku JON shpk prezantoi teknologjine me inovative kunder lageshtise kapilare Biodry. Ky panair iu drejtua te gjitheve, profesionisteve te fushes, individeve, cilitdo qe nderton ose rinovon!

16Jan 2015

JON construction&solutions, ne bashkepunim me Biznes Albania dhe Shoqaten e Ndertueseve te Shqiperise, prezanton nje teknologji te re, BIODRY, qe vjen si sistemi me I avancuar per eliminimin e perhershem te lageshtise kapilare, I shpallur si inovacioni I vitit 2014 ne Itali.

Ne kete prezantim, kompania Jon.shpk, vjen me nje pervoje te pasur ne promovimin per tregun shqiptar dhe rajonal, te nje serie produktesh e sistemesh inovative te markave te njohura evropiane ne fushen e produkteve dhe sherbimeve ne ndertim.

Ajo mban sot perfaqesine e 21 kompanive evropiane per Shqiperine dhe Rajonin, duke investuar ne unifikimin e cilesise se teknologjive me te avancuara qe merr nga keto kompani, me cilesine e sherbimit te kualifikuar qe ajo I ofron klientit.

Ne perputhje me obligimin qe ka sot tregun shqiptar per t’u integruar ne tregun evropian, per te njesuar nivelet e cilesise, koncepteve dhe mentalitetit ne sherbim me ato evropiane, z.Edmond Haxhinasto, Minister i Transportit dhe Infrastrukturës, u shpreh se mbeshtet nisma te tilla, te cilat e bejne te ndjehet pjese e atyre qe shpejtojne hapat per te kapur ritmet e Evropes qe synojne.

Falenderim I vecante I shkon z.DanieleTarabini, Perfaqesues I kompanise zvicerane “WALL &WALL” per arritjen qe kane realizuar si dhe per besueshmerine ne nje kompanie shqiptare (Jon.shpk) te ciles i japin ekskluzivitetin per hedhjen ne treg te ketij produkti inovativ ne Rajonin e Ballkanit, perfshire dheTurqine.

Ne duhet te synojme, qe secili ne fushat perkatese qe mbulon ne biznes, te arrijme te fusim sa me shume produkte ne tregun ballkanik nepermjet Shqiperise, per ta kthyer vendin tone ne porten e hyrjes se produkteve dhe teknologjive perendimore ne Ballkan.

26Dhj 2014

Me date 11.11.2014 prane ambienteve te Universitetit Epoka u mbajt seminari nderkombetar I organizuar nga “JON construction&solution” ne bashkpunim me “Epoka university” dhe “Konfindustria Shqiptare” Ky seminar kishte per qellim prezantimin e produkteve te reja dhe ekologjike te fushes se ndertimit. Në seminar morën pjesën përfaqësues të nivelit të lartë nga bizneset qendrore të rajonit […]

26Dhj 2014

JON SHKON NE KOSOVE!

Dhjetor 26, 2014 Njoftim

Me date 15.11.2014 “JON construction&solutions” ne bashkepunim me “Mabb group” organizon takimin nderkombetar mbi marken avangarde te hidroizolimeve, Volteco.

Kjo konference u mbajt ne ambientet e Hotel Emerald ne Prishtine. Referues ne event ishin perfaqesues te Volteco nga zyra teknike dhe komercale si dhe pjesemarres nga pushteti lokal, bizneset dhe studio e projektimit.

Administratori I “JON construction&solution” Z. Gezim Beqaj mbajti fjalen e hapjes ku permendi se ne sektorin e ndertimit le per te deshiruar cilesia e hidroizolimeve si dhe perdorimi I materialeve te certifikuara te cilat luajne rol te rendesishem ne sigurine e jetes, por edhe ne jetegjatesine e nderteses.

Gjate eventit u kryen eksperimente praktike per te demostruar cilesite e produktit dhe me pas u prezantua pjesa teorike e tyre. Pas suksesit te kesaj conference, u vizituan dy kantiere ndertimi me problematika ne fushen e hidroizolimeve